Implantologji

• Implantet dentare janë mënyra më e mirë e zvendësimit të një ose më shumë dhëmbëve që mungojnë.
• Zbulimi dhe aplikimi i tyre ka sjellë revolucion në dentistri në mbarë botën
• Materiali që ndërtohen është titaniumi ,një material që osteointegrohet në mënyrë perfekte me kockën e nofullave.
• Prej vitesh ato aplikohen me sukses në klinikën tonë në pacientë të rinj mbi 18 vjeç për një ose më shumë mungesa dhëmbore si edhe në mosha të treta ku kanë humbje totale të dhëmbëve.
• Jo çdo pacient është kandidat për implante dentare,ndaj konsulta klinike dhe radiologjike me mjekun implantolog është mjaft e rëndësishme për të vlerësuar rastin dhe specifikat e trajtimit
• Përqindja e suksesit të implanteve në pacientët tanë është 97%.
• Në këtë sukses ndikon higjiena nga ana e pacientit,kontrollet periodike në klinikë dhe mbajtja me përpikmëri e këshillave specifike që mjeku ka dhënë.
• Falë implanteve dentare shumë pacientë të moshës së tretë i kanë dhënë fund marrëdhënieve të vështira me protezat e lëvizshme duke i krijuar vetes mundësinë për një përtypje dhe të folur efiçiente duke rritur cilësinë e jetesës.
• Nëpërmjet implanteve dentare ne jo vetëm u kemi rikthyer pacientëve tanë dhëmbët e munguar prej kohësh,por mbi të gjitha buzëqeshjen,vetëbesimin dhe shpresën e të jetuarit sërish në mënyrë cilësore!