Perladent ofron gjithë gamën e shërbimeve dentare! Eksperienca shumë vjecare, shërbimi cilësor dhe I kompletuar, suksesi I punëve tona ndër vite dhe pozicioni strategjik I klinikës në Tiranë, lehtësisht I aksesueshëm për të gjithë, na bënë ndër klinikat më të preferuara!
Jeni të mirëpritur!
Në Perladent gjeni një shërbim të kompletuar dhe cilësor për cdo problematikë të shëndetit tuaj oral dhe për cdo grup moshë.
Stafi ynë merr gjithë kohën e nevojshme për t’ju bërë të ndiheni rehat në klinikë, për t’ju larguar cdo frikë tuajën, për të kuptuar pritshmëritë tuaja dhe nëpërmjet empatisë dhe kualifikimeve profesionale të vazhdueshme ka kapacitetin t’ju ofrojë dhe zbatojë planin e trajtimit më të mirë të mundshëm për situatën tuaj klinike.
Teknologjia e përparuar që disponon klinika e kompleton shërbimin tonë.
• Synimi jonë është që çdo pacient të ruajë për një kohë të gjatë(mundësisht gjithë jetën) dhëmbët e vet natyral. Mos harroni: dhëmbi juaj është më i çmuar se një diamant!
• Këtë e bëjmë të mundur nëpërmjet punës së vazhdueshme:
- së pari në ndërgjegjësimin e pacientit për rëndësinë e shëndetit oral
- së dyti në edukimin e pacientit se parandalimi është më i mirë se mjekimi
- së treti duke ndërhyr, ne si mjek, atëherë kur duhet dhe aq sa duhet
• Ne I shërbejmë të gjitha grupmoshave dhe nevojave të tyre specifike. Pacientët e vegjël (fëmijët) largohen gjithmon me buzëqeshje.
• Buzëqeshjet e shëndetshme, natyrale, të pastra, të bukura, unike janë buzëqeshje Perladenti.
• Në Perladent rikthehet buzëqeshja edhe në rastet klinike të vështira ku pacienti mund të ketë humbur shpresën për të buzëqeshur sërish.
• Ne kujdesemi që buzëqeshjet të jenë të shëndetshme dhe të bukura por njëkohësisht këto cilësi ti rezistojnë kohës.
• Buzëqeshjet janë unike. Ashtu sikurse çdo pacient është unik edhe çdo buzëqeshje ka unikalitetin e vet. Ne e ruajmë me rigorizitet këtë cilësi tek çdo pacient.