• Në Perladent diagnostikohen dhe trajtohen të gjitha
sëmundjet kirurgjikale të gojës. • Për ne është shumë e rëndësishme mirëinformimi i
pacientit,përgatitja psikologjike dhe medikamentoze e pacientit para
ndërhyrjes. • Ndërhyrjet kryhen nën efektin e anestezisë lokale,zakonisht
zgjasin jo më shumë se 30 minuta dhe pa dhimbje e pa traumë. • Stafi ynë është shumë i kujdesëm në dhënien e këshillave
dhe ndjekjen postoperatore të pacientit. • Falë sterilitetit(i cili është principi themelor i punës
sonë), aftësive profesionale të stafit tonë dhe teknologjisë bashkëkohore
rastet tona klinike nuk kanë pasur asnjë komplikacion. • Shërbimet kirurgjikale që ne ofrojmë: - Heqje dhëmbi/dhëmballe(qumshti& i përhershëm) - Heqje rrënje - Heqje e dhëmballëve të pjekurisë - Ekspozim kirurgjikal i dhëmbëve të retinuar - Heqje e dhëmbëve të retinuar - Rezeksion apikal - Heqje kistesh - Heqje odontome - Kirurgji për ngritjen e sinusit - Operacione përgatitore para aplikimit të implanteve dentare - Operacione të indeve të buta të gojës etj