Pedodonti
• Klinika jonë ofron gjithashtu shërbimin e PEDODONTISË që
konsiston në ekzaminimin, diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e
sëmundjeve të dhëmbëve dhe kavitetit oral në grupmoshat 0-14 vjeç.
• Nëpërmjet këtij shërbimi ne synojmë së pari hedhjen e
themeleve të sigurta dhe të qëndrueshme në bashkëpunimin mjek-fëmijë.
• Që me daljen e dhëmbit të parë ne këshillojmë prindërit për
konsultën e parë të fëmijës në klinikë.Ne kujdesemi që eksperienca e parë e
fëmijës në klinikë të jetë sa më e këndshme dhe aspak traumatike.Vizita e parë
është një vizitë miqësore ku ne prezantohemi me fëmijën në formën e një loje në
mënyrë që të thyejmë çdo ndjesi frike tek fëmijët.
• Rëndësi të veçantë i japim informimit të prindërve lidhur
me rolin e tyre thelbësor në shëndetin oral të fëmijëve të tyre.Çdo prind
informohet në mënyrë të detajuar lidhur me situatën klinike të fëmijës dhe
udhëzohet në mënyrë të qartë lidhur me mënyrën e ushyerjes,higjienës dhe kohën
për konsultën e radhës së fëmijës së tyre.
• Një parim thelbësor i punës sonë është :Të parandalosh
është më mirë se të kurosh!Ne punojmë fort që këtë parim t'ua transmetojmë
prindërve në mënyrë që të bëhet stil jetese në brezat e ardhshëm !
• Shërbimet profilaktike që ne ofrojmë për këto grupmosha:
- fluorizim i dhëmbëve
- silanim i dhëmballëve(mbushje profilaktike)
- edukimi i veseve të lindura (psh gëlltitja atipike etj)
- aparate funksionale dhe ortopedike për korrigjimin në kohë
të raporteve të nofullave
- aparate për drejtimin e dhëmbëve
- heqje e dhëmbëve për arsye profilaktike ortodontike
- aplikimi i ruajtësve të hapësirës për dhëmbët e përhershëm
etj