Periodontologji

• Në Perladent trajtohen jo vetëm sëmundjet e dhëmbëve,por edhe ato të indeve mbështetëse të dhëmbit(paradontopatitë).
• Sëmundja paradontale është një sëmundje serioze e cila në stade të avancuara çon në humbjen e dhëmbëve.
• Kjo sëmundje fillon me një inflamacion të lehtë të mishit të dhëmbëve(gingiviti) ku gingiva paraqitet e skuqur,e fryrë dhe e dhimbshme në prekje.
• Nëse gingiviti nuk trajtohet sëmundja avancon duke prekur kockën rreth rrënjës së dhëmbit duke dëmtuar lidhjen e dhëmbit me kockën duke i shkaktuar atij lëvizshmëri.
• Neglizhienca e vazhdueshme bën që kjo sëmundje të avancojë duke e rritur lëvizshmërinë e dhëmbëve deri në humbje të tyre.
• Shkaktarët e kësaj sëmundje janë: -pllaka bakteriale si rezultat i mungesës së higjienës nga ana e pacientit -predispozita gjenetike -mungesa e kontrolleve dhe mjekimeve periodike tek mjeku stomatolog
  - duhani
  - alkooli
  - kimioterapia
  - medikamentet që ulin imunitetin
  - stresi etj
• Kjo sëmundje trajtohet tek ne në 2 mënyra
  - jo kirurgjikale
  - kirurgjikale
• Ne disponojme gjithashtu Dental Laser(lazer i një cilësie superiore) për një trajtim efikas dhe të kompletuar të kësaj sëmundje.